Ndërlidhjet

Lirohen edhe dy pengje pas zgjatjes së armëpushimit


Reagimi i njerëzve kur e dëgjojnë lajmin për lirimin e 13 pengjeve izraelite nga Hamasi, Tel Aviv, Izrael, 24 nëntor 2023.
Reagimi i njerëzve kur e dëgjojnë lajmin për lirimin e 13 pengjeve izraelite nga Hamasi, Tel Aviv, Izrael, 24 nëntor 2023.

Ushtria e Izraelit tha të enjten se dy pengje të tjera izraelite u liruan nga Rripi i Gazës, disa orë pasi Izraeli dhe Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u pajtuan për zgjatjen e armëpushimit për edhe një ditë.

Në një komunikatë, ushtria tha se dy gratë janë kthyer në Izrael të enjten pasdite.

Ato janë në mesin e një grupi më të madh të izraelitëve që pritet të lirohen sot më vonë, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të zgjatur sot mes Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli do t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë sot më vonë, në këmbim.

Kur u arrit marrëveshja e armëpushimit të përkohshëm më 24 nëntor, Izraeli tha se u pajtua për ta zgjatur atë për një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruara nga grupi radikal.

Armëpushimi, marrëveshja fillestare për të cilin përfundoi të hënën por u vazhdua, i ka ndalur luftimet më vdekjeprurëse mes Izraelit dhe palestinezët në dekadat e fundit.

Izraeli është zotuar se do ta rifillojë luftën në përpjekje për ta shkatërruar Hamasin dhe për t’i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Rripin e Gazës, megjithatë është duke u përballur me trysni në rritje ndërkombëtare për ta kursyer Gazën jugore nga një ofensivë shkatërruese tokësore si ajo e cila e rrënoi shumicën e pjesës veriore.

Mbi 240 njerëz u rrëmbyen nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, i cili edhe e nxiti luftën.

Më shumë se 14.800 palestinezë janë vrarë prej se nisi lufta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG