Tërheqja e ujit në Liqenin e Prespës, në nivele të frikshme
Niveli i ujit në Liqenin e Prespës - një nga liqenet më të vjetra të Evropës dhe shtëpia e më shumë se 2.000 llojeve të peshqve, shpendëve, gjitarëve dhe bimëve - po tërhiqet me shpejtësi. Banorët, jetesa e të cilëve varet nga ky liqen, kanë frikë se çfarë do të pasojë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Peshkatari Vane Vasilevski, varka e të cilit ngec shpesh në liqen, duke qëndruar në vijën e nivelit maksimal të ujit që ishte vitin e kaluar. "Nuk ka shi, nuk ka dimër, nuk ka borë, nuk ka lumenj. Vetëm një lumë derdhet në liqen. Nuk ka furnizim [tjetër] me ujë në liqen. Kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi natyrore," tha Vasilevski.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-4aa7-08dbb4eec4ea_w1024_q10_s.jpg)
5
Peshkatari Vane Vasilevski, varka e të cilit ngec shpesh në liqen, duke qëndruar në vijën e nivelit maksimal të ujit që ishte vitin e kaluar.
"Nuk ka shi, nuk ka dimër, nuk ka borë, nuk ka lumenj. Vetëm një lumë derdhet në liqen. Nuk ka furnizim [tjetër] me ujë në liqen. Kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi natyrore," tha Vasilevski.
"Nuk ka shi, nuk ka dimër, nuk ka borë, nuk ka lumenj. Vetëm një lumë derdhet në liqen. Nuk ka furnizim [tjetër] me ujë në liqen. Kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi natyrore," tha Vasilevski.

6
Dragan Arsovski, një biolog nga OJQ-ja me bazë në Shkup, Shoqëria Gjeologjike Maqedonase, tha se niveli i liqenit është ngritur dhe ka rënë gjatë shekujve. Ai tha se njerëzit që jetojnë përreth liqenit nuk po përshtaten me situatën e re.

7
Një varkë në bregun e Liqenit të Prespës

8
Vasilevski duke punuar në varkën e tij.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka paralajmëruar se disa lloje të kafshëve të egra në liqen janë në rrezik nga zhdukja për shkak të shkatërrimit të habitatit të tyre nëpërmjet praktikave të dëmshme bujqësore, erozionit dhe mbetjeve të patrajtuara.