Ndërlidhjet

Lavrov: Objektivat e Moskës në Ukrainë shkojnë përtej Donbasit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se objektivat gjeografike të “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, nuk kufizohen më vetëm në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, të njohura bashkërisht si Donbas.

“Tani gjeografia është ndryshe. Dhe nuk është vetëm Donbasi, por edhe rajonet Herson, Zaporizhja dhe një numër territoresh tjera. Procesi vazhdon me këmbëngulje”, ka thënë Lavrov më 20 korrik për agjencitë ruse të lajmeve, RIA Novosti dhe RT.

Lavrov ka shtuar se “nëse Perëndimi dërgon armë me rreze të gjatë në Kiev, synimet gjeografike të operacionit special në Ukrainë do të zgjerohen edhe më shumë”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 19 korrik se Rusia po përgatitet që të aneksojë më shumë territor ukrainas dhe po instalon liderë “të paligjshëm” në zonat që ka nën kontroll.

John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë nga Shtëpia e Bardhë se Rusia po planifikon që të organizojë “referendume të rreme” në zonat që ka pushtuar më së afërmi në shtator.

Sipas tij, Moska po përgatitet që rubla ruse të përdoret si monedhë dhe t’i detyrojë banorët që të aplikojnë për shtetësi.

Pushtimi rus i Ukrainës

REL ju sjell informacionet kryesore mbi pushtimin rus të Ukrainës, përfshirë analiza, video dhe fotogaleri.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG