Skena kaotike nga aeroporti teksa afganët përpiqen të ikin
Disa persona janë mbytur në aeroportin e Kabulit, teksa qindra njerëz janë munduar të futen me forcë në aeroplanë për të ikur nga kryeqyteti afgan, kanë treguar dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters. Një dëshmitar ka thënë se ka parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet. Një tjetër dëshmitar ka thënë se nuk është e qartë nëse viktimat janë mbytur nga të shtënat me armë apo nga rrëmujat. Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e menaxhojnë aeroportin, më parë kanë shtënë në ajër për të shpërndarë turmat, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Facebook Forum