Ndërlidhjet

Lamtumirë Kadaresë

Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.

Paraditen e së mërkurës, arkivoli me trupin e tij ishte vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku udhëheqës e qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe.

Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Kadare vitin e kaluar u nderua nga Franca me titullin “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.


Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG