Ndërlidhjet

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë


Kuvendi i Maqedonisë, foto arkiv
Kuvendi i Maqedonisë, foto arkiv

Seanca parlamentare ku duhet të zgjidhen zëvendësministra dhe me këtë të kompletohet kabineti qeveritar i Maqdonisë, është përcjellë me tensione.

Situata në Kuvend është tensionuar pasi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi refuzoi kërkesën e deputetit të VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorgjev për ndërhyrje procedurale.

Xhaferi tha se deputeti Gjorgjev kishte të drejtën e replikës, ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltoren e Kuvendit.

Më pas, Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja deputetin Gjorgjev.

Paraprakisht, deputetët e shumicës parlamentare pranuan kërkesën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që udhëhiqet nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, për të zhvendosur si pikë të fundit të rendit të ditës zgjedhjen e zëvendësministrave, me qëllim, siç thanë, deputetëve t`u mundësohet më shumë hapësirë kohore për t`u përgatitur për debat.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ende nuk kanë formuar grup parlamentar. Dhe, përderisa ata funksionojnë si deputetë të pavarur, në bazë të rregullores, kanë të drejtë të paraqiten në foltore sa herë që vlerësojnë se kanë arsye për të reaguar në formë procedurale, madje edhe duke bërë replika me bashkëpartiakët e tyre .

Ekspertët juridikë thonë se në këtë mënyrë deputetët e opozitës maqedonase, duke mos formua grup parlamentar, synojnë t`i krijojnë stërkëmbëza institucionit ligjvënës, të cilin e presin shumë punë sa i përket realizimit të rekomandimeve që kërkohen nga faktori ndërkombëtar, lidhur me realizimin e reformave.

Jove Kekenovski, ish-zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo parti, përderisa drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në të gjitha format do të synojë të pengojë punën e Kuvendit për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.

Mosformimi i grupit parlamentar nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ka për qëllim që në momente të caktuara të bëhen pengesë e punës së këtij institucioni dhe njëkohësisht synohet që pushteti, në sytë e opinionit të prezantohet si strukturë e paaftë politike, e cila vetëm premton por nuk ka kapacitet të realizojë premtimet... ndërkohë që deputetët e VMRO-DPMNE-së, të tregohen se janë për debat”, thotë Kekenovski.

Kësaj situate duhet t’i jepet fund sa më parë sepse rrjedhimit, ikënkoha për realizimin reformave që kërkohen nga Brukseli, si kusht për përshpejtimin e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Zgjidhja e vetme është ndryshimi i rregullores së punës”, vlerëson Kekenovski.

Ndërkaq, Albert Musliu thotë se VMRO-DPMNE dëshiron të krijojë tensione në Kuvend, për të zhvendosur vëmendjen nga zbardhja e aferave korruptive që ndërlidhen me zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Deputetët e shumicës parlamentare duhet të gjejnë një mënyrë për tu ballafaquar me një situatë të këtillë. Është e drejtë legale edhe pse jo shumë legjitime e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të veprojnë në këtë mënyrë në Kuvend, për tu paraqitur në foltore në bazë të ndërhyrjeve procedurale dhe përderisa ata nuk e shkelin rregulloren e punës, ata do të ballafaqohen vetëm me përgjegjësi politike”.

Uroj që shumica e re parlamentare, në krye me kryetarin e Kuvendit, këtë tendencë të VMRO-DPMNE-së, për të bërë obstruksione, të gjejnë mënyrë për ta anashkaluar”, thotë Musliu.

Në seancën e sotme, në rend dite është dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Publik Marko Zvëlevski, pas një sërë akuzash ndaj tij për përfshirje në afera të ndryshme, por edhe në pengimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Zvërlevski ishte pjesë edhe e aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita për lidhjet e tij me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG