Ndërlidhjet

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO


Flamujt e Finlandës dhe Suedisë përkrah atij të NATO-s
Flamujt e Finlandës dhe Suedisë përkrah atij të NATO-s

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten, më 7 korrik protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Shqipëria bëhet kështu shteti i dytë anëtar i NATO-s që aprovoi zgjerimin e aleancës veri-atlantike të mbrojtjes me dy shtetet veriore evropiane.

Të martën Kanadaja u bë shteti i parë që ratifikoi në parlamentin e saj anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO.

"Kanadaja mbështet me entuziazëm Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n. Këtë mëngjes, ne ishim të parët që ratifikuam zyrtarisht pranimin e tyre në Aleancë. Ne jemi më të fortë së bashku," shkroi ministrja e Jashtme Melanie Jolie të martën në Twitter.

Finlanda dhe Suedia, të cilat deri më tani kanë mbajtur neutralitet ushtarak, kanë aplikuar të bëhen shtete anëtare të NATO-s pas pushtimit rus në Ukrainë. Dy shtetet kanë nënshkruar protokoll për anëtarësim në NATO më 5 korrik.

Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve. Deri më tani, vetëm Turqia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, por këto kundërshtime janë mënjanuar pasi që dy shtetet kanë bërë një sërë kompromisesh me këtë anëtar të NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG