Ndërlidhjet

Kurti viziton familjarët e policëve të arrestuar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për vizitë te familjarët e njërit prej policëve të arrestuar në Serbi. Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë aktin si rrëmbim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për vizitë te familjarët e njërit prej policëve të arrestuar në Serbi. Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë aktin si rrëmbim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjten familjarët e tre zyrtarëve policorë, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga autoritetet serbe.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, në Mitrovicë, në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, dhe fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, respektivisht.

Pamje nga vizita te familjarët e zyrtarit tjetër policor.
Pamje nga vizita te familjarët e zyrtarit tjetër policor.

Ai u ka thënë familjarëve të zyrtarëve policorë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, është në kontakt me institucionet atje për të marrë për shumë informacione për ta.

Kurti i ka realizuar këto vizita, një ditë pas arrestimit të zyrtarëve policorë.

Autoritetet e Kosovës besojnë se bëhet fjalë për rrëmbim në territorin e Kosovës, ndërsa autoritetet në Serbi kanë deklaruar se ata janë arrestuar në territorin serb.

Policia e Kosovës e ka konsideruar këtë akt “rrëmbim klasik”, dhe rasti është dënuar rëndë nga ky institucion.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar edhe faktorit ndërkombëtar që të dënojë veprimet e Serbisë, dhe ka thënë se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG