Ndërlidhjet

Liderët e Kosovës nderojnë Bidenin: Tërheqja e tij, fundi i një epoke


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

“Bota - e veçanërisht Kosova - është një vend më i mirë dhe më i sigurt, për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, shkroi Kurti në platformën X.

Ai tha se Biden, me dekada të tëra, ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe mbështetësit më të palodhur.

Këtyre deklaratave u bëri jehonë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Biden, që nga ditët e tij si senator, pastaj si nënpresident dhe tani si president, ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

“Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë”, shkroi Osmani në X.

Biden njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Presioni nga Partia e tij Demokratike për t’u tërhequr, u rrit pas një performance jo të mirë të Bidenit në një debat presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar kundër Trumpit.

Presidenca e Joe Bidenit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:35 0:00

Gjatë karrierës mbi 50-vjeçare në politikë, Biden ishte mbi tri dekada senator, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama, dhe një mandat president.

Si senator, ai ishte mbështetës i zëshëm i veprime ushtarake të NATO-s kundër Serbisë për të ndalur dhunën në Kosovë, si dhe më pas i pavarësisë së Kosovës.

Si nënpresident, ai vizitoi Kosovën dy herë.

Viteve të fundit, nga pozita e presidentit, inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG