Ndërlidhjet

Kurti takon Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takon Papa Françeskun. Vatikan, 22 qershor 2023.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takon Papa Françeskun. Vatikan, 22 qershor 2023.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Vatikan sot, u prit nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.

Kryeministri Kurti ka shprehur falënderimin e tij për mikpritjen nga Papa Fraçesku, të cilin e ka njoftuar për përcaktimin e Kosovës për për paqe, dialog dhe bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka biseduar me Papa Françeskun “për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë”.

“Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që ai kishte së fundmi.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG