Ndërlidhjet

Kujtimi për Floydin, pjesë e lëvizjes globale kundër racizmit


Një mural me portretin e George Floyd në Hjuston të Teksasit. 8 qershor, 2020.
Një mural me portretin e George Floyd në Hjuston të Teksasit. 8 qershor, 2020.

Afrikano-amerikani, George Floyd, vdekja e të cilit gjatë mbajtjes policore, ka nxitur protesta në gjithë botën kundër pabarazisë racore, është përkujtuar në ceremoninë e varrimit të tij, si person i transformuar nga fati në një “gurthemel të një lëvizjeje”.

Përgjatë katër orëve të ceremonisë së varrimit në Hjuston, anëtarë të familjes, klerikë dhe politikanë, u kanë bërë thirrje amerikanëve që të kthejnë mërzinë dhe zemërimin rreth vdekjes së Floydit, në një moment kyç për kombin.

Varrimi i tij është kryer pas dy javëve të protestave, të nxitura nga një incizim, në të cilin shihet Floydi, duke iu bërë presion në qafë me gjurin e një zyrtari policor në Mineapolis.

Në ato pamje, 46-vjeçari është dëgjuar duke qarë dhe duke bërtitur “nuk mund të marrë frymë”.

“Nuk mund të marr frymë”.
“Nuk mund të marr frymë”.

Zyrtari policer, Derek Chauvin, 44-vjeçar, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, derisa tre zyrtarë tjerë janë akuzuar për bashkëfajësi në vrasjen e Floydit.

Më shumë se 6,000 persona kanë kaluar pranë trupit të të ndjerit në Hjuston më 8 qershor, derisa në ditën pasuese ai është varrosur afër nënës së tij.

Rrënjët e zemërimit në SHBA
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:10:24 0:00

Fjalët e tij të fundit janë kthyer në thirrje kryesore përgjatë marsheve, në të cilat kërkohen ndryshime në sistemin e drejtësisë penale në SHBA.

“Unë mund të marr frymë. Dhe për aq kohë sa të marr frymë, drejtësia do të zbatohet”, ka thënë mbesa e Floydit, Brooke Williams.

“Kjo nuk është vetëm vrasje, por edhe krim i bazuar në urrejtje”.

Al Sharpton, aktivist për të drejtat civile dhe komentator televizioni, e ka quajtur Floydin “vëlla”, që ka lënë mbrapa vetes trashëgimi të madhe, pavarësisht jetës së tij të shkurtër.

Mesazhi i ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden, është shfaqur gjatë ceremonisë mortore të Floyd.
Mesazhi i ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden, është shfaqur gjatë ceremonisë mortore të Floyd.


Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, kandidati demokrat për president të SHBA-së, ka thënë se “shumë amerikanë me ngjyrë zgjohen duke e ditur se mund të humbasin jetën, vetëm sa janë duke jetuar jetën e tyre”.

Amerikanët “nuk mund të largohen nga ky moment, duke menduar se mund të ikin nga racizmi”, ka thënë ai përmes një video-mesazhi para kryerjes së varrimit.

Në mesin e 2,500 pjesëmarrësve në ceremoni kanë qenë edhe dhjetëra familjarë të personave me ngjyrë, që po ashtu kanë vdekur si pasojë e përleshjeve me zyrtarë policorë apo civilë të racës së bardhë.

Mesazhi i nisur pas vdekjes së Floydit, është përhapur në gjithë botën.

Në Paris, njerëzit janë parë duke mbajtur mbishkrime “ndalni dhunën e policisë” dhe “ndalni racizmin”.

Mijëra persona në sheshin francez, Place de la Republique kanë mbajtur tetë minuta e 46 sekonda heshtje – aq sa besohet se Floydit i është bërë presion në qafë.

Të martën protesta kundër racizmit janë zhvilluar edhe në qytetin zviceran, Gjenevë.

“Racizmi është po ashtu pandemi”, është thënë në njërin prej mbishkrimeve, duke iu referuar pandemisë me koronavirus.

Protestuesit në Bazel të Zvicrës kanë mbajtur një pano ku shkruan: “Jeta e personave me ngjyrë kanë rëndësi”.
Protestuesit në Bazel të Zvicrës kanë mbajtur një pano ku shkruan: “Jeta e personave me ngjyrë kanë rëndësi”.

Zemërimi ndaj vdekjes së Floydit është duke detyruar ndryshime në nivelin lokal dhe atë federal në SHBA, pasi shumë shtete janë duke rishikuar protokollet që përcaktojnë përdorimin e forcës nga zyrtarët policorë.

Në Uashington, anëtarët e Kongresit kanë propozuar një prej projektligjeve më të kërkuara në dekada.

Ligjvënësit demokratë janë ulur në gjunjë për të nderuar Floydin dhe të gjitha viktimat e padrejtësisë racore.
Ligjvënësit demokratë janë ulur në gjunjë për të nderuar Floydin dhe të gjitha viktimat e padrejtësisë racore.

Në Kombet e Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres ka thënë se “brutaliteti” i vdekjes së Floydit ka vënë në pah nevojën e luftimit të racizmit tani.

“Pozicioni i Kombeve të Bashkuara ndaj racizmit është shumë i qartë: kjo fatkeqësi shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përul vlera tona rrënjësore”, ka thënë Guterres përmes një letre drejtuar stafit të tij.

“Çdo ditë, në punën tonë në gjithë botën, ne synojmë të kryejmë punën tonë për të promovuar gjithpërfshirjen, drejtësinë, dinjitetin dhe luftimin e racizmit në të gjitha mënyrat që shfaqet”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG