Ndërlidhjet

OKB: Kufiri SHBA-Meksikë, rruga më vdekjeprurëse në botë për migrantët


Një migrante në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Teksasit.
Një migrante në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Teksasit.

Organizata Ndërkombëtare për Migrantët (IOM) ka thënë se kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës përbën rrugën tokësore më vdekjeprurëse në botë për migrantët.

Kjo agjenci me bazë në Gjenevë ka thënë të martën se 686 migrantë janë regjistruar të vdekur apo të zhdukur.

Kjo shifër është rreth 8 për qind më e vogël sesa ajo e vitit të kaluar, ndonëse IOM-i ka thënë se mund të ketë pasur edhe shumë vdekje të paregjistruara.

Agjencia është duke i mbledhur të dhënat për migrantë të vdekur apo të zhdukur prej vitit 2014.

Në total, të paktën 1.457 migrantë kanë vdekur në kontinentin amerikan vitin e kaluar, ka thënë IOM.

Prej vitit 2014, agjencia i ka regjistruar 58.447 persona të vdekur dhe të zhdukur, mirëpo shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Detin Mesdhe – 28.074 prej mbledhjes së të dhënave.

Vitin e kaluar, 2.411 persona të vdekur dhe të zhdukur janë regjistruar në brigjet e Mesdheut.

Vetëm këtë vit janë regjistruar 2.325 raste të vdekjeve nëpër udhëtimet nga Afrika e Veriut dhe Turqia drejt Greqisë, Maltës, Italisë, Qipros dhe Spanjës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG