Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Sudanit pas protestave masive


Pamje nga protestat e mbajtura në muajin tetor të vitit të kaluar në Sudan.
Pamje nga protestat e mbajtura në muajin tetor të vitit të kaluar në Sudan.

Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Sudanit pas protestave masive, të cilat e kanë shtyrë shtetin drejt një paqartësie politike.

Në një adresim televiziv më 2 janar, Hamdok ka thënë se shteti është “në një pikë kthese të rrezikshme që kërcënon gjithë mbijetesën”.

Ai ka thënë se dorëheqja e tij do t’i mundësojë ndonjë njeriu tjetër që ta drejtojë Sudanin dhe të përfundojë tranzicionin në “demokraci civile”.

Hamdok nuk ka përmendur se kush mund ta zëvendësojë.

Mijëra persona janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit, Kartum, dhe qytetit Omdurman, duke i bërë thirrje ushtrisë që të largohet nga politika dhe që të ketë kthim të rregullit civil.

Forcat ushtarake kanë shtypur protestat, duke lënë të vdekur dy persona, sipas Komitetit Qendror të Sudanit.

Më shumë se 50 persona janë vrarë nëpër protesta, prej kur ushtria ka marrë pushtetin në muajin tetor.

Pas kryengritjes së vitit 2019, kur është rrëzuar nga pushteti lideri autoritar, Omar al-Bashir, liderët civilë dhe ata ushtarakë kanë ndarë pushtetin.

Mirëpo ushtria ka kryer puç më 25 tetor dhe e ka vënë Hamdokun nën arrest shtëpiak.

Ende është e paqartë si do të duket qeveria e re civile dhe çfarë pushteti do të ketë, pasi protestuesit kanë thënë se nuk i besojnë ushtrisë.

Gjenerali ushtarak që ka udhëhequr puçin, Abdel Fattah al-Burhan e ka mbrojtur vendimin e tij, duke thënë se ushtria e ka parandaluar një luftë civile që ka mundur të shpërthejë.

Sipas tij, Sudani është i përkushtuar për tranzicion në rregullin civil, ndonëse zgjedhjet janë të planifikuar për vitin e ardhshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG