Ndërlidhjet

Kryeministri francez: Mosha minimale për përdorim të rrjeteve sociale të jetë 13 vjeç


Kryeministri francez, Gabriel Attal.
Kryeministri francez, Gabriel Attal.

Kryeministri francez, Gabriel Attal, dëshiron t’ua pamundësojë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale, sipas një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien.

“Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Attal.

Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve.

Adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare.

Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit.

Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim.

“Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat si Facebook dhe Tiktok, meqë ato, sipas tij, janë të vetëdijshme se po rrezikohet imazhi i tyre.

“Ato do të bashkëpunojnë”, ka thënë Attal, 34-vjeçar, kryeministri më i ri ndonjëherë i Francës.

Ai është edhe kryeministri i parë që është deklaruar si homoseksual.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG