Samiti për klimën i liderëve botërorë, që do të mbahet në 40 ditë, do të jetë “pikë kthese”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson në një fjalim në Kombet e Bashkuara.
Ai ka paralajmëruar se rritja e temperaturave globale është e paevitueshme tashmë, mirëpo u ka bërë thirrje liderëve që të përkushtohen për ndryshime të mëdha në mënyrë që të luftohet ngrohja më të madhe.
Katër sektorë në të cilët duhet punuar – "thëngjilli, makinat, paratë e gatshme dhe drunjtë", ka thënë ai.
Shtetet duhet të marrin përgjegjësi për “shkatërrimin që po i bëjnë jo vetëm planetit tonë, por edhe neve”.
“Është koha që njerëzimi të rritet”, ka shtuar ai, para mbajtjes së Samitit për Klimën që do të mbahet në Glasgou.
Kryeministri britanik ka thënë se është koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.
“Shikoni COVID-19 nëse doni shembull sesi shkencëtarët kanë pasur të drejtë”.
Johnson ka përgëzuar presidentin kinez, Xi Jinping për zotimin e tij që të ndalë ndërtimin e fabrikave me thëngjill.
Mirëpo ai i ka bërë thirrje shtetit – që prodhon 28 për qind të emetimeve të gazrave serrë – që të shkojë përtej premtimit dhe t’i japë fund përdorimit të brendshëm të thëngjillit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është dëshmi se mund të bëhet shtet i tillë.