Ndërlidhjet

Kremlini shkarkon drejtorin e Agjencisë Hapësinore Ruse


Dmitry Rogozin u shkarkua më 15 korrik nga pozicioni i kreut të Agjencisë Hapësinore Ruse. Fotografi nga arkivi.
Dmitry Rogozin u shkarkua më 15 korrik nga pozicioni i kreut të Agjencisë Hapësinore Ruse. Fotografi nga arkivi.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shkarkimin e kreut të agjencisë ruse të hapësirës Roskosmos, duke i dhënë fund një mandati që u karakterizua nga akuzat për korrupsion dhe tensione të vazhdueshme me agjencitë e tjera hapësinore, përfshirë NASA-n.

Të premten Kremlini bëri të ditur emërimin e Yuri Borisov, një ish-zëvendës kryeministër dhe zëvendës ministër i mbrojtjes, për të zëvendësuar Dmitry Rogozin në krye të agjencisë hapësinore.

Është e paqartë nëse Rogozin u largua tërësisht nga postet qeveritare apo do t'i jepej një pozicion i ri diku tjetër. Rogozin nuk dha asnjë deklaratë publike pas shkarkimit, por agjencia Roskosmos publikoi më vonë një video që tregon momentet kryesore të mandatit të tij.

Roskosmos njoftoi gjithashtu një marrëveshje të re partneriteti me NASA-n, mbi misione me "ekuipazhe të integruara" në fluturimet hapësinore ruse dhe amerikane.

Rogozin mbikëqyri agjencinë ruse të hapësirës që nga viti 2011-të, fillimisht si zëvendëskryeministër dhe më pas si drejtor i përgjithshëm. Gjatë mandatit të tij, Roskosmos ishte subjekt i raporteve të vazhdueshëm në lidhje me korrupsionin dhe vjedhjen e fondeve publike dhe së fundmi u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me NASA-n.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG