Ndërlidhjet

Kremlini për herë të parë thotë se Rusia është “në luftë” me Ukrainën


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Fotografi nga arkivi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Fotografi nga arkivi.

Rusia tani është “në luftë” me Ukrainën për shkak të ndërhyrjes perëndimore, në atë që Moska më herët e ka quajtur “operacion të posaçëm ushtarak”, tha për agjencinë Argumenty i Fakty (AiF), zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne jemi në luftë. Në të vërtetë, nisi si një operacion i posaçëm ushtarak, por sapo u krijua një klikë dhe Perëndimi kolektiv u bashkua në krahun e Ukrainës, kjo për ne u shndërrua në luftë. Jam i bindur për këtë. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë në mënyrë që të mbledhin forcat”, citohet të ketë thënë Peskov.

Që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kremlini ka shmangur që ta quajë konfliktin luftë dhe i është referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Kremlini po ashtu ka shtyrë përpara ligje të reja përmes Dumës Shtetërore, sipas të cilave, cilësimi i konfliktit si “luftë” është ilegal dhe shumë njerëz janë gjobitur e burgosur për “diskreditimin” e forcave ruse dhe përhapjen “e informacioneve të rreme” për shkak të përdorimit të kësaj fjale.

Gjatë këtij deklarimi, Peskov shtoi se Rusia duhet të “çlirojë” krejtësisht “rajonet e saj të reja” – katër rajonet në Ukrainë që Moska ka aneksuar paligjshëm gjatë luftës – për “të mbrojtur popullin në këto rajone dhe për të çliruar territorin e këtyre rajoneve”.

Moska ka aneksuar ilegalisht rajonet pas nisjes së pushtimit, megjithëse mbetet e paqartë se sa territor ka nën kontroll.

Deklaratat e Peskovit u bën pasi presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi me lehtësi zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar, votime, që sipas vëzhguesve të pavarur nuk ishin as të lira, e as fer.

Si e ndryshuan trurin e Putinit dekadat në pushtet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:12 0:00

Këto ishin zgjedhjet e para të mëdha në Rusi që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj.

Sipas rezultateve zyrtare, Putin siguroi një mandat të ri gjashtëvjeçar presidencial, pasi fitoi 87.3 për qind të votave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG