Ndërlidhjet

Në Kosovë mund të vaksinohen edhe të huajt


Qytetarët në qendrën e vaksinimit në Sallën 1 tetori në Prishtinë.
Qytetarët në qendrën e vaksinimit në Sallën 1 tetori në Prishtinë.

Në Kosovë do të mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe shtetasit e huaj, bëri të ditur më 9 nëntor Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Vaksinimi edhe i qytetarëve jo-kosovarë bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë periudhë të fundvitit kur ka edhe fluks më të madh të ardhjeve të qytetarëve nga vende të ndryshme në Kosovë dhe kur institucionet kosovare kanë mundësi që të ofrojnë vaksina për të gjithë qytetarët në Kosovë, të moshës mbi 12 vjeç, pa marrë parasysh se a janë shtetas të Republikës së Kosovës apo jo”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Pse duhet t'i vaksinoni fëmijët?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:10:41 0:00

Fushata e vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Të drejtë vaksinimi kanë personat mbi 12 vjeç, ndërkaq që prej fillimit të nëntorit qytetarët mund të vaksinohen pa bërë termin paraprakisht në platformën e-Kosova.

Deri më tani, sipas të dhënave të MSH-së, janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinës. Me dy doza të vaksinës janë imunizuar mbi 739 mijë qytetarë, ndërkaq dozën e parë e kanë marrë mbi 841 mijë persona.

Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG