Ndërlidhjet

IKSHPK: Nuk ka raste të dyshuara me linë e majmunëve


Ndërtesa e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Ndërtesa e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket lisë së majmunëve, teksa shtoi se po përcjellë me vëmendjen situatën epidemiologjike.

Rastet me linë e majmunëve, që është infeksion viral, janë paraqitur në Afrikë, Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Izrael. Deri më tani janë raportuar mbi 100 raste.

“Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja”, thuhet në njoftim.

Instituti po ashtu bëri të ditur se për këtë virus nuk ka vaksinë të posaçme. Por, shtetet si Mbretëria e Bashkuar po përdorin vaksinën kundër lisë për të imunizuar punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lia e majmunëve mund të shkaktojë ethe dhe dhimbje, dhe kryesisht shfaqet me puçrra të fryra të kuqe.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, shumica e njerëzve shërohen plotësisht nga ky virus për dy deri në katër javë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG