Ndërlidhjet

Kosova fiton një medalje të artë e tri të bronzta në Kampionatin Evropian të Xhudos


Akil Gjakova. Fotografi nga arkivi.
Akil Gjakova. Fotografi nga arkivi.

Xhudisti Akil Gjakova nga Kosova e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që është mbajtur të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në fund ai ka garuar kundër xhudistit nga Italia, Manuel Lombardo.

Kosova i ka fituar edhe tri medalje të bronzta.

Ato i fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.

Të dyja, si Nora, ashtu edhe Distria, janë fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.

Në këtë Kampionat kanë marrë pjesë 40 xhudistë prej 26 shteteve të botës.

Të pranishëm në këtë organizim janë parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të opozitës, dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG