Ndërlidhjet

Kosova shënon 30 viktima nga COVID-19


Një burrë kalon pranë një murale në Prishtinë, 1 dhjetor 2020.
Një burrë kalon pranë një murale në Prishtinë, 1 dhjetor 2020.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 30 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit, 17 nga viktimat ishin të gjinisë femrore dhe 13 të gjinisë mashkullore.

Njëmbëdhjetë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, 7 viktima i përkisnin grupmoshës 50-59 vjeç, gjashtë viktima në grupmoshën 60-69 vjeç. Ndërkaq 4 viktima i përkisin grupmoshës 80 vjeç e më të vjetër. Nga një viktimë u shënua në grupmoshat 40-49 dhe 30-39 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 685 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 9.415 mostra të testuara.

Llogaritur në përqindje del që 7.2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja mjekët vlerësojnë se janë shëruar edhe 1.384 pacientë ndërsa raste aktive janë 19.923.

Autoritetet shëndetësore llogarisin se një person e ka kaluar sëmundjen 14 ditë pas diagnostikimit pozitiv me koronavirus.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 9 shtator, Kosova ka regjistruar 155,995 raste me koronavirus dhe 2,758 viktima.

Bie numri i pacientëve

Gjashtëdhjetë e katër pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur të premten Shërblimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Shifra paraqet rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur në trajtim intensiv ishin 78 pacientë.

Në njoftimin e SHSKUK-së po ashtu bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë - 69 më pak se një ditë më herët.

Numrin më të madh të të hospitalizuarve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 372.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion.

Me të dyja dozat e vaksinës, deri të premten në mesditë, janë vaksinuar 351,475 qytetarë të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG