Ndërlidhjet

Rritet përqindja e rasteve pozitive me COVID-19


Një qytetare duke u testuar për COVID-19 në IKSHPK. Foto nga arkivi.
Një qytetare duke u testuar për COVID-19 në IKSHPK. Foto nga arkivi.

Në Kosovë është rritur përqindja e rasteve pozitive me koronavirus, thuhet në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga 200 testime për sëmundjen COVID-19, 25 prej tyre kanë rezultuar pozitivë apo 12.5 për qind. Kjo përqindje është më e lartë krahasuar me ditët paraprake, shembull më 13 qershor pozitiviteti i rasteve ka qenë 1.8 për qind.

Kosova së fundmi po regjistron shifra të ulëta të rasteve me koronavirus, por po ashtu në raportet ditore të MSH-së vërehet edhe numër më i vogël i testeve të kryera si dhe të vaksinimit kundër koronavirusit.

Më 16 qershor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pavarësisht numrit të vogël të rasteve me COVID-19, qytetarët rekomandohet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura.

“MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, u tha në njoftim.

Aktualisht, në vend janë 94 raste aktive.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG