Ndërlidhjet

Çeku: Kosova shpallet nikoqire e Lojërave Mesdhetare më 2030


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë shtet nikoqir i Lojërave Mesdhetare më 2030.

“Përgëzime të gjitha palëve të përfshira në procesin e kandidimit. Së bashku, këtë rrugëtim transformativ do ta udhëheqim me shumë përkushtim dhe përgjegjësi”, ka thënë Çeku përmes një postimi në Facebook.

Vendimi është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në një takim të mbajtur në Heraklion të Greqisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar lajmin si “arritje të jashtëzakonshme”.

Lojërat Mesdhetare organizohen çdo katër vjet dhe për vendet e pellgut të Mesdheut përbëjnë ngjarjen më të rëndësishme shumësportive, pas Lojërave Olimpike.

Në kuadër të këtij organizimi mbahen gara në më shumë se 25 disiplina.

Në to marrin pjesë atletë nga vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës me qasje në rajonin e Mesdheut.

Vitin e kaluar nikoqir i këtij organizimi ka qenë Orani i Algjerisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG