Ndërlidhjet

Osmani: Anëtarësimi në NATO, tejet i rëndësishëm


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Prishtinë, 1 korrik, 2021.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Prishtinë, 1 korrik, 2021.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO “është tejet i rëndësishëm” dhe kërkoi mbështetjen e aleancës ushtarake për këtë qëllim.

Osmani priti të enjten në Prishtinë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate dhe anëtarëve të NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, tha Osmani, teksa përmendi edhe “rrezikun nga ndikimi rus” në Ballkan.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e saj, Osmani e falënderoi Stoltenbergun edhe për kontributin e NATO-s në sigurinë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999 - pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

“Presidentja Osmani e ka falënderuar zotin Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila procesin e tranzicionit në ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s”, thuhet po ashtu në komunikatën për media.

Stoltenberg, gjatë ditës, pritet t’u drejtohet mediave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG