Ndërlidhjet

Kosova miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor


Kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, Berlin, 3 nëntor 2022.
Kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, Berlin, 3 nëntor 2022.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë mënyrë Prishtina dhe Sarajeva krijojnë një urë të re institucionale, por sidomos qytetare që është pritur moti”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas miratimit.

Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Marrëveshja është pritur të votohet gjatë 23 shkurtit edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës. Por, Këshilli shtyu votimin.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës.

Pas hyrjes në fuqi, marrëveshja do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. Radio Evropa e Lirë, vitin e kaluar solli rrëfimet e disa qytetarëve, të cilët thanë se po presin që të ndodhë heqja e vizave, pasi kjo do të nënkuptonte për ta “fundin e agonisë”.

*Video: Lidhjet familjare pa viza

Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Të dyja këto marrëveshje u ratifikuan gjithashtu më 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG