Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi dokumentin e aplikimit në Republikën Çeke - vendin që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së. Kurti tha se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë. Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulas Bek, i cili e pranoi aplikimin, tha se e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës.(Kamera: Mykola Lebediev, montazhi: Arben Hoti)