Ndërlidhjet

Kosovë: Katër viktima dhe 643 raste të reja me COVID-19


Punëtorët shëndetësorë me veshje mbrojtëse kundër sëmundjeve infektive
Punëtorët shëndetësorë me veshje mbrojtëse kundër sëmundjeve infektive

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë regjistruar katër viktima dhe 643 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,285 mostrave, që i bie se 15.90 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, edhe 2,028 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 16,028.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,433 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Më 11 shkurt, Kosova pranoi mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit. Ky kontingjent, donacion i Shteteve të Bashkuara, erdhi në Kosovë përmes mekanizmit COVAX të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, tha se vetëm përmes vaksinimit, shteti mund t'i kthehet plotësisht normalitetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG