Ndërlidhjet

Koronavirusi nuk ua ndryshon shumë jetën suedezëve

Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.

Më 27 mars, autoritetet suedeze kanë ndaluar tubimet e më shumë se 50 njerëzve, si masë kundër koronavirusit.

Për dallim, në Gjermani është ndaluar tubimi i më shumë se dy personave, policia çeke i gjobit njerëzit që nuk veshin maska, ndërsa policia armene përdor autoparlantë për t’iu kujtuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

Strategji në Suedi është mbrojtja e të moshuarve dhe atyre që u përkasin grupeve të njohura të rrezikut.

Qeveria u rekomandon atyre që janë mbi 70 vjeç ose janë të sëmurë të qëndrojnë në shtëpi.

Pjesës tjetër të popullatës i rekomandon të punojnë nga shtëpia nëse mund ta bëjë një gjë të tillë dhe të praktikojë distancimin shoqëror.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG