Ndërlidhjet

Seuli: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike


Fotografi ilustruese- Raketë në Korenë e Veriut.
Fotografi ilustruese- Raketë në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër të premten, tha ushtria e Seulit.

Koreja e Veriut ka bërë disa teste me raketa këtë vit duke përfshirë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar muajin e kaluar.

"Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga Koreja e Veriut në Detin Lindor nga zona Sunan e Phenianit", tha shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut, duke iu referuar asaj që njihet si Deti i Japonisë.

"Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë, ndërsa bashkëpunon ngushtë me SHBA-në duke forcuar mbikëqyrjen dhe vigjilencën", tha tutje ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar prej muajsh se Pheniani po përgatitet të kryejë testin e shtatë bërthamor.

Të dy vendet mbajtën një stërvitje të përbashkët ajrore të martën dhe vendosën një bombardues strategjik amerikan B-52H në gadishullin korean, sipas shefave të shtabit të përbashkët të Koresë së Jugut.

Bombarduesi i rëndë me rreze të gjatë ishte pjesë e një stërvitjeje që përfshinte avionët më të avancuar të SHBA-së dhe Koresë së Jugut -- duke përfshirë F-22 dhe F-35.

Lansimi i raketës të premten ndodhi disa orë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani i kishte dorëzuar armë grupit ushtarak privat rus, Wagner.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG