Me gjithë protestat para dhe brenda ndërtesës së Kongresit nga mbështetës të presidentit aktual, Donald Trump, duke ndërprerë dhunshëm seancën, Kongresi amerikan ka certifikuar Joe Bidenin si president dhe Kamala Harris nënpresidente të ardhshme të SHBA-së. Brenda ndërtesës së Kongresit shihen dëmet e shkaktuara nga protestuesit që arritën të futen dhunshëm.
Një seancë ndryshe e Kongresit

1
Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, lexon certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një seance të përbashkët të Kongresit gjatë natës, në Kapitol në Uashington, 7 Janar 2021.

2
Seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

3
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bën me gjeste pasi Kongresi certifikoi votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Uashington 7 janar 2021.

4
Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, dhe kryetarja e Dhomës së Përafqësuesve, Nancy Pelosi qëndrojnë pasi lexuan certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, gjatë seancës së përbashkët të Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.