Nis punimet konferenca e dialogut ndërfetar
Në Prishtinë, për të pestin vit me radhë, ka nisur punimet konferenca ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar dhe qasjen ndaj ekstremizmit te dhunshëm. Në hapje të konferencës, para të pranishmëve është adresuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Konferenca, që po organizohet nga institucionet e Kosovës, gjatë tri ditëve në vazhdim do të trajtojë në veçanti çështjen e “rolit të gruas në ndërtimin e tolerancës ndërfetare”. Përveç përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë, në konferencë do të ketë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe dy nobelistet e paqes, Shirin Ebadi nga Irani dhe Tawakkol Karman nga Jemeni.
Facebook Forum