Ndërlidhjet

Të ashtuquajturit “talibanët hebrenj” nisen nga Bosnja në Mal të Zi


Disa shtetas të huaj në Bosnje e Hercegovinë që besohet se i takojnë grupit Lev Tahor.
Disa shtetas të huaj në Bosnje e Hercegovinë që besohet se i takojnë grupit Lev Tahor.

Anëtarët e grupit fetar hebre, Lev Tahor, të cilët kanë qëndruar në lindje të Komunës së Ilixhes afër Sarajevës, janë larguar nga Bosnje-Hercegovina më 3 shkurt dhe janë nisur drejt Malit të Zi, ka njoftuar Shërbimi për Çështjet e të Huajve të BeH.

“Mbrëmë vonë, një grup prej 37 shtetasish të huaj janë larguar nga Bosnje - Hercegovina në pikën kufitare Delleushë. Bëhet fjalë për shtetas të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Guatemalës, të cilët kanë shkaktuar brenga publike në periudhën e kaluar, bazuar në pretendimet se janë anëtarë të sektit radikal, Lev Tahor”, është thënë në deklaratë.

Shërbimi thekson se këta persona janë larguar nga Bosnje e Hercegovina para skadimit të afatit të qëndrimit pa viza, duke respektuar dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për të Huajt.

Tridhjetë e shtatë nga 200-300 pjesëtarë të grupit Lev Tahor në gjithë botën, besohet se kanë arritur në Bosnje në nëntor të vitit 2021.

Grupi Lev Tahor dhe ish-lideri i tij janë akuzuar në të kaluarën për krime kundër fëmijëve, duke përfshirë kidnapime dhe martesa të tyre.

Anëtarët e këtij grupi kanë kërkuar me dekada një shtet që do të ishte nikoqir i interpretimit të tyre ultra-ortodoks të Torës.

Ata kanë qëndruar edhe në vende tjera për katër dekada prej themelimit të grupit në Izrael, në fund të viteve 1980.

Më 2018, udhëheqësia e grupit Lev Tahor ka kërkuar azil në Iran, ndonëse plani besohet se ka rënë në ujë, pas dëbimit nga ana e autoriteteve irakiane për në Turqi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG