"Gratë duhet të mbrohen": Protesta në Bullgari kundër dhunës në familje
Mijëra persona kanë marshuar në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, si dhe qytete të tjera bullgare, më 31 korrik, pas dhunës brutale ndaj një 18-vjeçareje. Ajo ka thënë se është rrahur dhe është shpërfytyruar nga i dashuri i saj në qytetin Stara Zagora. I dyshuari, 26-vjeçar, është arrestuar, mirëpo gjykata e ka liruar pasi i ka vlerësuar plagët e gruas si “të lehta”. Ai është arrestuar sërish, kur rasti është bërë publik. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)