Ndërlidhjet

Komisioni Evropian kumton rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave


Avramopoulos: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:51 0:00

Komisioni Evropian ka kumtuar rekomandimin pozitiv për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave. Gjatë një konference të përbashkët për media, të mbajtur në Bruksel, Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopoulos dhe presidenti Hashim Thaçi e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rekomandimin pozitiv, duke e cilësuar atë ndër hapat e fundit në BE para se të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

"Jam i lumtur të ju njoftoj se të gjitha përpjekjet e Kosovës dhe puna e tyre drejt liberalizimit të vizave janë shpaguar dhe prandaj sot mund të konfirmojmë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave", tha komisioneri Avramopoulos.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ua lehtëson atyre jetën e përditshme, por edhe turizmin. Do të fuqizojë lidhjet e Kosovës me BE-në dhe partneritetin e BE-së me Kosovën”, tha tutje ai.

“Liberalizimi e bën Kosovën pjesë të Ballkanit Perëndimor që tashmë po lëvizin pa viza”, theksoi komisionari evropian.

Sipas tij, qytetetarët e Kosovës shumë shpejt do të mund të lëvizin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Tani gjithçka është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit”, tha Avramopoulos.

“Parlamenti duhet të miratojë propozimin e Komisionit Evropian. Më pas, i njëti shkon në Këshill ku votohet po ashtu ky propozim për Kosovën”, sqaroi ai.

“Nëse më herët kishim shumë kilometra për të vrapuar, tani jemi në 100 metrat e fundit”, theksoi ai.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se vendimi i Komisionit Evropian për të shpallur të përmbushur edhe kriterin e fundit për liberalizimin e vizave është lajmi më i mirë për Kosovën në dekadën e fundit.

“Kilometrat e fundit ishin shumë të gjata, por jam i lumtur që së bashku po mbërrijmë në cak dhe shpresojmë që shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza”, tha Thaçi.

“Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe sot është marrë edhe miratimi për këtë punë edhe nga partnerët evropian.

“Kjo nuk ishte dhuratë, por meritë e punës së vështirë që kemi bërë së bashku”, tha Thaçi.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, nënvizoi presidenti Thaçi, do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe qarkullimin e mallrave.

Ndërkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli e cilësoi si lajm “të mrekullueshëm” dhënien e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave.

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn thotë se Komisioni Evropian ka njohur punën dhe përkushtimin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Sipas tij, tash është në dorën e vendeve anëtare që të vendosin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportuesja evropiane për liberalizimine vizave për Kosovën, Tanja Fajon i ka bërë thirrje Këshillit që të bëjë punën e tij dhe të miratojë rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas publikimit te rekomandimit nga Komisioni Evropian, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin ka sqaruar edhe procedurat vijuese deri te marrja e vendimit përfundimtar. 

Sipas liderëve kosovarë, por edhe atyre të BE-së, rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian është hapi i parë që çon deri te vota për liberalizimin në Parlamentin Evropian dhe një miratim nga Këshilli i Ministrave. Nëse këto tri procedura përmbyllen me sukses për Kosovën, atëherë pritjet janë që vendimi përfundimtar të merret diku në fund të këtij viti.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG