Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse”
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase. Mbi 155 persona është raportuar të jenë plagosur - mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Policia e ka rrethuar zonën ku ka ndodhur incidenti. Rrugët afër klubit Pulse janë të mbyllura për trafik.

Zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës para hyrjes së klubit Pulse, pasi është përhapur zjarri që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.

Objekti i djegur i klubit të natës në Koçan.

Para hyrjes së spitalit në Koçan dhe Shtip ka shumë familjarë dhe miq të të vdekurve dhe plagosurve.