Ndërlidhjet

Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj maqedonase përfundoi zyrtarisht


Liturgji e përbashkët e Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Maqedonase në Shkup, maj 2022.
Liturgji e përbashkët e Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Maqedonase në Shkup, maj 2022.

Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) që nga e shtuna e 20 majit është zyrtarisht një gjë e së kaluarës.

Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit iu bashkua Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatës së Ohrit, që është faza përfundimtare në tejkalimin e mosmarrëveshjeve në mes të KOS-it dhe KOM-it.

Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe njoftoi të shtunën, në fund të seancës së tij, se ka marrë vendim për integrimin e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit në Sinodin e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit.

Mosmarrëveshja mes dy kishave ndodhi kur Kisha Ortodokse Maqedonase u nda në mënyrë jokanonike nga Kisha Ortodokse Serbe, duke u deklaruar plotësisht e pavarur, gjë të cilin Kisha Ortodokse Serbe dhe kishat e tjera ortodokse nuk e njohën, transmeton Beta.

Pas një refuzimi afatgjatë të Kishës Ortodokse Maqedonase për t’u kthyer në statusin e mëparshëm, Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit u formua si autonome brenda Kishës Ortodokse Serbe.

Nga kuvendi i vitit të kaluar, Kisha Ortodokse Serbe i dha Tomos (akt kishtar i nxjerrë nga patriarku dhe sinodi) me të cilin e njohu autoqefalin për Kishën Ortodokse Maqedonase, por mbeti për t’u shpallur statusi i Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit.

Për këtë arsye, siç thuhet në njoftim, "Kuvendi mori një vendim për dhënien e lirimit kanonik të hierarkisë së kësaj kishe autonome nga Kisha Ortodokse Serbe dhe integrimin e saj në Sinodin e Kishës Ortodokse Maqedonase, në përputhje me kanonet e shenjta dhe kushtetutat e të dy kishave tona vendore, si dhe marrëveshjen e arritur më parë nga Sinodet e të tre strukturave kishtare”.

Në qarqet kishtare, në prag të këtij kuvendi, integrimi i Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit në Kishën Ortodokse Maqedonase, u përmend si zgjidhja më e mundshme me ndarjen e dioqezave në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që peshkopët e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit të kenë dioqezat e tyre.

Në njoftim thuhet se në Kuvend kanë qenë të pranishëm kryepeshkopët e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit. Në prag të kuvendit, siç u mësua, në Patrikanë janë takuar delegacioni i Kishës Ortodokse Maqedonase me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG