Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm thotë se Kina do ta thellojë bashkëpunimin me Rusinë


Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të G20-s. 29 qershor 2021.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të G20-s. 29 qershor 2021.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin e Pekinit për luftën në Ukrainë, dhe sinjalizoi se Kina do t’i thellojë lidhjet me Rusinë në vitin e ardhshëm, tha ai më 25 dhjetor.

Pekini ka refuzuar që të kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës dhe në vend të kësaj ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për luftën.

Shefi i Bashkimit Evropian, Chareles Michel, tha tha më 12 nëntor, se blloku pret që Kina të “përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të shtyrë Rusinë që të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Përderisa Kina mbetet një partnere e madhe tregtare e BE-së, zyrtarët evropianë vazhdimisht i kanë bërë thirrje Pekinit që publikisht të dënojë veprimet e Rusisë, por deri më tani Kina nuk e ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG