Ndërlidhjet

Kina kritikon kufizimet e udhëtimit për udhëtarët kinezë


Testimi për COVID-19 në Kinë
Testimi për COVID-19 në Kinë

Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-19 nga disa shtete për pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit nga Kina.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Franca dhe Japonia janë ndër vendet që tani kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ për COVID-19 në hyrje të shtetit të tyre pasi Kina po përballet me një rritje të rasteve.

"Disa vende kanë marrë kufizime të hyrjes që shënjestrojnë vetëm udhëtarët kinezë," tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Mao Ning në një konferencë të rregullt.

"Kësaj i mungon baza shkencore dhe disa praktika janë të papranueshme," shtoi ai, duke paralajmëruar se Kina mund "të marrë kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit".

Kina po sheh një rritje të madhe të infeksioneve me koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19, ndonësi kishte vite të tëra me kufizime të ashpra të cilat u liruan papritur muajin e kaluar me pak paralajmërim ose përgatitje duke bërë që spitalet dhe krematoriumet të mbingarkohen shpejt.

Në fund të dhjetorit, Pekini tha se udhëtarëve hyrës nuk do t'u kërkohet më të karantinohen, duke bërë që shumë kinezë të nxitojnë të planifikojnë udhëtime të shumëpritura jashtë vendit.

Shtetet me kufizimet e reja për qytetarët kinezë kanë përmendur si arsye mungesën e transparencës së Kinës rreth të dhënave të infeksionit dhe rrezikun e shfaqjes së varianteve të reja.

Kina regjistroi vetëm 22 vdekje nga COVID-19 që nga dhjetori, pasi ngushtoi në mënyrë dramatike kriteret për klasifikimin e vdekjeve të tilla

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG