Ukraina nën sulmet më të mëdha ruse në disa muaj
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve më të fuqishme ruse në Kiev qysh prej pranverës, sipas autoriteteve ukrainase. Ato kanë thënë se sulmet kanë shkatërruar ndërtesa banimi, parqe e shkolla. Për sulme është raportuar të mërkurën edhe në rajone tjera ukrainase. Mbrojtja ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 28 raketa dhe 15 prej 16 dronëve që e kanë shënjestruar rajonin e Odesës në Detin e Zi. (Përgatiti: Krenare Cubolli)