Ndërlidhjet

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari". Fotografi nga arkivi.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari". Fotografi nga arkivi.

Një kërcënim i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës.

Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.

Zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se “se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.

Në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë disa herë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

Më herët më 24 maj, një tjetër kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rremë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG