Ndërlidhjet

Rihapet aeroporti "Adem Jashari" pas kërcënimit të rremë me bombë


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari".
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari".

Policia e Kosovës tha se kërcënimi me mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" ka rezulutar të jetë i rremë.

Ky aeroport u mbyll përkohësisht më herët gjatë 28 dhjetorit, por policia tha se pas kontrolleve të kryera, nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes.

"Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit", tha Policia.

Zyrtarët e Aeroportit njoftuan më herët gjatë së mërkurës, se pas pranimit të kërcënimeve me bombë, ishin evakuuar të gjithë udhëtarët dhe personeli i aeroportit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG