Ndërlidhjet

Fëmijët e Gazës nën kërcënimin e urisë

Rreziku i lartë nga uria do të vazhdojë në të gjithë Rripin e Gazës për sa kohë që lufta midis Izraelit dhe Hamasit të vazhdojë dhe qasja në ndihmat humanitare mbetet e kufizuar, pavarësisht se disa ndihma të tjera arrijnë në zonat veriore, sipas një vlerësimi nga IPC, një mekanizëm që merret me monitorimin e urisë në botë.

Shumë fëmijë palestinezë janë duke vuajtur nga kequshqyerja, si pasojë e mungesës së ushqimit dhe gjërave elementare për jetesë. Ndonëse ata po trajtohen nëpër spitalet e improvizuara brenda Rripit të Gazës, shumë prej tyre janë në pritje për t'u transferuar në spitale jashtë vendit për trajtim shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.

Por, mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje që Rafahu dhe rrugë të tjera të rihapen.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG