Pak kohë pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të amerikan, përkrahësit e tij kanë vërshuar rrugët e Shteteve të Bashkuara, duke festuar fitoren e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Biden do ta fitojë këtë pozitë pas 50 vjetëve shërbim në politikën kombëtare, derisa Kamala Harris do të jetë nën-presidentja e parë amerikane me ngjyrë që ka fituar për një parti të madhe.