Në përpjekjet për t’i dhënë policisë më shumë fuqi në luftimin e “lëvizjeve fetare shkatërruese”, Kazakistani është fokusuar në mjekra dhe pantollona të shkurtër.
Myslimanët konservativë që nuk përkojnë me formën e Islamit të miratuar zyrtarisht në këtë vend, zakonisht tregojnë qëndrimin e tyre duke mbajtur mjekra të gjata dhe pantollona deri tek kyçi i këmbës.
Në përgjigje të kësaj, autoritetet shpesh kalojnë në gjykim të gjerë për këto qëndrime duke i cilësuar si përkrahës, të asaj që e konsiderojnë ”salafizëm” të rrezikshëm në Islamin sunit.
Një projektligj, i cili ka kaluar në leximin e parë në parlament më 31 janar, synon të mbështesë forcat policore në parandalimin e “krimeve të lidhura me aktivitetet fetare”, duke ndryshuar ligjin për fenë.
Ky projekligj kërkon masa më të ashpra, sipas të cilave qytetarët mund të studiojnë në shkolla fetare jashtë vendit, vendos parakushte për fëmijët nëse janë pjesë e shërbimeve të xhamive dhe kishave dhe ndalon “shfaqjen publike të shenjave” të “lëvizjeve të dëmshme fetare”.
Projektligji i bazuar në definicionin e dhënë nga Ministria e Çështjeve Fetare, i përshkruan si lëvizje “shkatërruese” ato që promovojnë pikëpamje fetare dhe ligjëratat që kërcënojnë të drejtat dhe liritë e njerëzve.
Lëvizje të tilla, sipas projekligjit kanë qëllim dobësimin dhe shkatërrimin e themeleve morale dhe vlerave shpirtërore dhe kulturore.
Ministri për Çështje Fetare, Nurlan Yermekbaev, ka thënë se autoritetet do të përpilojnë një listë të grupeve që i konsiderojnë “të dëmshme”.
“Pseudo-Salafistët”, mund të jenë në mesin e tyre, u ka thënë ai gazetarëve në Astana gjatë javës.
Disa llojeve të mjekrave mund të jenë të ndaluara me ndryshimet ligjore.
Yermekbaev ka thënë se për gjatësinë e mjekrave do të ketë njoftim nga autoritetet.
Sidoqoftë, ministri ka theksuar se jo secili me mjekër të gjatë duhet të frikësohet dhe të mos dalë më në rrugë.
Zyrtarët do të vlerësojnë nëse një person ka lidhje me lëvizje ekstremiste, ka thënë ministri.
“Më e rëndësishmja është se çfarë thotë dhe promovon personi me mjekër të ndaluar”, ka thënë ai.
Yermekbaev ka shtuar se asnjë hap nuk do të merret ndaj atyre që kanë “vetëm një atribut të ndaluar, mirëpo nuk janë fetar”. Figurat religjioze, si imamët dhe priftërinjtë nuk do të jenë në kuadër të listës së këtyre personave.
Në rast se miratohet ky projektligj dhe kthehet në ligj, Kazakistani po ashtu do të ndalonte veshjen që mbulon fytyrën e një njeriu.
Shkelësit e ligjit mund të përballen me dënim deri në 370 dollarë.
Frika e radikalizimit
Në muajin prill, presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev ka bërë thirrje për një ndalim ligjor për veshjet islamike që mbulojnë femrën në tërsi dhe pantollonat deri tek kyçi i këmbës për burrat.
Nazarbaev kishte shprehur shqetësimin se një numër në rritje i të rinjëve janë duke u veshur në këtë mënyrë dhe ka fajësuar për këtë trend “injorancën” e të rinjëve.
Ky projekligj po ashtu i jep më shumë fuqi policisë për të monitoruar personat e dyshuar për ekstremizëm fetar dhe të përpilojë një listë të këtyre të dyshuarve.
Me disa përjashtime të vogla, vetëm të diplomurarit në shkollat fetare të Kazakistanit mund të lejohen të studiojnë në shkollat fetare jashtë vendit.
Ky projektligji po ashtu parasheh që fëmijët nën moshën 16 vjeçare mund të lejohen të ndjekin shërbimet e kishave apo xhamive vetëm nëse janë të përcjellur nga një prind apo i afërm, dhe vetëm nëse pajtohem të dy prindërit.
Kazakistani tashmë ka ndaluar në shkolla bartjen e mbulesës islamike apo hixhabin, pavarësisht kritikave të disa prindërve.
Zyrtarët në ish vendin sovjetik, vendin me burime të pasura të Azisë Qendore paralajmërojnë për një rrezik nga grupet ekstremiste fetare.
Qeveria fajëson “lëvizjet radikale fetare” për sulmet e përgjakshme në Aqtobe në qershor të vitit 2016.
Autoritetet kazake vlerësojnë se qindra persona me kombësi kazake, i janë bashkuar luftimeve të grupit militant, Shteti Islamik në Irak dhe Siri.