Në qytetin e vjetër italian po mbahet Karnavali i Venedikut. Në ceremoninë e hapjes, turistë të shumtë ishin mbledhur në Kanalin e Madh të qytetit për të parë flotën e zhurmshme dhe shumëngjyrëshe të gondolave që lundronte nëpër ujërat e kanalit.
Karnavali i Venedikut filloi shekuj më parë dhe mbahej para periudhës së Kreshmës - 40 ditëve të agjërimit që tradicionalisht u paraprijnë Pashkëve.
Për dy javë sa zgjat karnavali, nga 27 janari deri më 13 shkurt, qytetin e vizitojnë mijëra turistë nga Italia dhe e gjithë bota.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)