Ndërlidhjet

Kafeneja që u ndihmon emigrantëve me aftësi të kufizuara


Kafeneja që u ndihmon emigrantëve me aftësi të kufizuara
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Bjellorusi Alyaksandr Avdevich është themelues i kafenesë Inclusive Barista në Varshavë, e cila u ofron mundësi emigrantëve me aftësi të kufizuara që vijnë nga Bjellorusia dhe Ukraina. Lokali është pjesë e një projekti më të madh social që Avdevich e ka nisur pas një lëndimi që ia pamundësoi përdorimin e këmbëve. Pas ikjes nga Bjellorusia mes shtypjeve qeveritare, Avdevich hapi një kafene të re në Poloni, ku ka punësuar bashkëkombësen e tij, Volhan. Ajo ka thënë për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se ndihet “më e rëndësishme” falë projektit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)

XS
SM
MD
LG