Ndërlidhjet

Ka mundësi që amerikanët t'iu kthehen udhëtimeve në Evropë gjatë verës


Aeroporti në Denver.
Aeroporti në Denver.

Amerikanët do të mund të udhëtojnë këtë verë në Bashkimin Evropian – nëse janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka thënë të përditshmes amerikane New York Times se një gjë e tillë duhet të jetë e mundshme, pasi të dyja palët kanë miratuar vaksinat e njëjta.

Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar vaksinat e kompanive Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Megjithatë, shefja e BE-së nuk ka dhënë kohë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, duke thënë se gjithçka varet nga “situata epidemiologjike”.

Vendet e BE-së kanë kufizuar udhëtimin jo të domosdoshëm me SHBA-në, për më shumë se një vit.

Blloku evropian ka ashpërsuar rregullat për vizitorë të huaj nga muaji janar – ndonëse secili vend mund të marrë vendimet vetë.

Greqia, shembull, ka thënë se amerikanët me test negativ për koronavirus, mund të hyjnë në këtë shtet.

Autoritetet amerikane kanë këshilluar popullatën e vet që të shmangë udhëtimet në 80 për qind të vendeve të botës, për shkak të pandemisë.

Programet e vaksinimit janë duke u zhvilluar me shpejtësi në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar.

Bashkimi Evropian ka thënë se synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve me të paktën një dozë, deri para verës.

Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, kanë thënë se 70 për qind e të rriturve duhet të vaksinohen deri në mesin e muajit qershor.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vaksinuar 65 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG