Ndërlidhjet

Japonia përballet me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjet


Tokio. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Tokio. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Japonia është duke u përballur me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjetët e fundit.

Tokio ka regjistruar temperatura mbi 35 gradë Celsius të mërkurën, për të pestën ditë me radhë, duke e bërë këtë krizën më të rëndë të motit të nxehtë në muajin qershor, prej nisjes së regjistrimit të këtyre të dhënave më 1875.

Ndërkohë, qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë prej 40.2 gradësh Celsius – njëherësh temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Japoni në muajin qershor.

I nxehti përvëlues ka rritur paralajmërimet për mungesa të energjisë elektrike, andaj janë shtuar thirrjet që njerëzit të ruajnë rrymën ku është e mundur.

Megjithatë, Qeveria është duke këshilluar njerëzit që të përdorin kondicioner për të shmangur të nxehtin e madh, meqë është duke u rritur numri i njerëzve të shtruar në spitale, si pasojë e temperaturave të larta.

Zyrtarë për motin paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Temperaturat e larta janë bërë më të shpeshta dhe më të rënda, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Bota tashmë është ngrohur për gati 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojë të rriten, përveç nëse qeveritë në gjithë botën vazhdojnë të luftojnë emetimet e karbonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG