Ndërlidhjet

Kriza energjetike rikthen Japoninë drejt energjisë bërthamore


Një reaktor bërthamor në Japoni.
Një reaktor bërthamor në Japoni.

Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin më të madh të energjisë bërthamore për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike mes mungesave globale të karburanteve dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.

Politika e re thotë se Japonia duhet të maksimizojë përdorimin e reaktorëve bërthamorë ekzistues duke rifilluar te sa më shumë prej tyre dhe duke zgjatur jetën funksionimit të reaktorëve të vjetër përtej kufirit të tyre 60-vjeçar ndërkohë duke zhvilluar reaktorë të gjeneratës së ardhshme për t'i zëvendësuar ata.

Ndjenjat anti-bërthamore dhe shqetësimet për sigurinë u rritën ndjeshëm në Japoni pas katastrofës së Fukushimës që ndodhi në vitin 2011 dhe miratimin e rifillimit që atëherë kishin hyrë ngadalë nën standarde më të rrepta sigurie.

Kompanitë e shërbimeve komunale kanë aplikuar për rifillimin e 27 reaktorëve në dekadën e fundit.

Shtatëmbëdhjetë reaktorë kanë kaluar kontrollet e sigurisë dhe vetëm 10 kanë rifilluar funksionimin. Kjo ishte në përputhje me planin e mëparshëm të Japonisë për të hequr nga përdorimi gradualisht energjinë bërthamore deri në vitin 2030.

Politika e re thotë se energjia bërthamore siguron prodhim të qëndrueshëm dhe se ka një “rol të rëndësishëm si një burim energjie bazë pa karbon në arritjen e stabilitetit të furnizimit dhe neutralizimit të karbonit".

Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë ka hartuar një plan për të lejuar vazhdimin e punës çdo 10 vjet për reaktorët pas 30 vjetësh funksionimi.

Plani u miratua nga Autoriteti i Rregullimit Bërthamor, mbikëqyrësi bërthamor i Japonisë, duke hapur rrugën për miratimin e politikës. Rregullat e reja të inspektimit të sigurisë ende duhet të përpilohen në ligj dhe të miratohen nga Parlamenti.

Shumica e reaktorëve bërthamorë në Japoni janë më shumë se 30 vjeç të vjetër. Katër reaktorë që kanë funksionuar për më shumë se 40 vjet kanë marrë lejen për të operuar dhe një është aktualisht në procedurë.

Dokumenti i politikave thotë se Japonia do të shtyjë gjithashtu zhvillimin dhe ndërtimin e "reaktorëve inovativë të gjeneratës së ardhshme" me karakteristika më të sigurta për të zëvendësuar rreth 20 reaktorë që tani janë vendosur për çaktivizimin.

Miratimi i politikës së re të enjten u bë më pak se katër muaj pasi kryeministri Fumio Kishida vuri në funksion "Këshillin e Zbatimit të Transforimit të Gjelbërt" të ekspertëve dhe ministrave të jashtëm për të "shqyrtuar të gjitha opsionet" për të hartuar një politikë të re që adreson mungesat globale të karburanteve si pasojë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës si dhe ka për qëllim që ta ulë nivelin e karbonit deri në vitin 2050.

Këshilli miratoi gjithashtu plane për t'i bërë energjitë e rinovueshme burimin kryesor të energjisë në Japoni dhe për të promovuar më tej hidrogjenin dhe amoniakun, si dhe energjinë e erës në det të hapur dhe forma të tjera të energjisë për të promovuar dekarbonizimin, elasticitetin e furnizimit dhe sigurinë ekonomike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG