"Si rrjeta merimange": Izraelitja e liruar flet për tunelet ku e mbajti Hamasi
Grupi militant palestinez, Hamas, i ka liruar dy gra të moshuara izraelite, të cilat po i mbante peng në Rripin e Gazës. Njëra nga to e ka përshkruar “ferrin” që ka thënë se e ka përjetuar në duart e rrëmbyesve, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë këshilluar Izraelin ta shtyjë ofensivën e paralajmëruar tokësore për të mundësuar bisedime për lirimin e pengjeve të tjera, ndërsa kanë shprehur shqetësimin se përshkallëzimi i luftës Izrael-Hamas mund të nxisë një konflikt më të gjerë në rajon, përfshirë sulme ndaj trupave amerikane. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)